Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut/ Arben Kraja: Suksese tre kandidatëve


Arben Kraja ka publikuar një mesazh urimi për tre kandidatët që garojnë për postin kreut të ri të SPAK.

Ai ka ndarë një foto krah tre prokurorëve të tij në ditën e fundit në krye të Prokurorisë së Posaçme dhe thotë: “Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”.

Tre kandidatët që garojnë për drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme janë: Edvin Kondoli, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

Ata do të votohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00. Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka publikuar herë pas here mesazhe lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje e manipulime në këtë proces.