Vendosni fjalën kyçe....

Tym i bardhë nga mbledhja mes Ramës dhe naftëtarëve, qeveria i jep 40 mijë lekë për  një vit resht dhe sigurimet shoqërore të paguara


Ka dalë tym i bardhë nga mbledhja mes naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama.

Palët kanë rënë dakord mbi një marrëveshje për të marrë një pagë prej 40 mijë lekë për 1 vit resht.

Gjithashtu nafëtarët do përfitojnë edhe sigurimet shoqërore të paguara për një vit.

Lajmin e bëri me dije kreu i sindikatës Sokol Dautaj.

“Pas takimit të dytë të bërë me Ramën, u parashtruan problematikat e mbartura ndër vite, nuk arrit një marrëveshje për të. Kaluam te pika e dytë për një mbështetje financiare, kemi arritur dakordësinë që të jepen 40 mijë lekë në muaj për 12 muaj dhe të paguhen sigurimet shoqërore të pagave që do të marrim.  Jemi të kënaqur me zgjidhjen e dytë. Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë“, tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.

Naftëtarët qëndruan në grevë për 3 javë me radhë derisa ranë dakord që të arrijnë një marrëveshje me qeverinë lidhur me pagat e prapambetura nga puna e tyre në rafinerinë e Ballshit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *