Vendosni fjalën kyçe....

Gara në SPAK/ Edvin Kondili: Kam eksperiencën dhe kurajon për ta drejtuar këtë institucion


Kandidati i tretë në garë për kreun e SPAK-ut, prokurori  Edvin Kondili po bën prezantimin e platformës së tij përpara KLP-së.

Kondili dha arsyet pse duhet të jetë ai në krye të Prokurorisë së Posaçme. Ai beson se ka eksperiencën e duhur dhe kurajën për ta bërë një gjë të tillë.

 “I jam përgjigjur thirrjes nga KLP për vendin vakant për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kam aplikuar pasi kam vlerësuar të gjithë eksperiencën dhe kurajon për të drejtuar këtë institucion. Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme, ku kërkon analiza të dobësive me qëllim për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Angazhimi im do të jetë maksimal.

Kam 18 vjet që ushtroj detyrën e prokurorit, 15-vite pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas mbylljes së saj prokurorë në SPAK. Gjatë këtyrre 18-viteve kam hetuar të gjitha veprat penale, por më tepër ato që lidhen me korrupsionin.

Unë shkurtimisht përmend faktin se veprat penale që kam përfaqësuar në gjykim kanë patur të bëjnë me trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve dhe municioneve, grup të strukturuar kriminal, vrasje e funksionarit të policisë, si dhe vrasje brenda familjes.”– tha Kondili.