Vendosni fjalën kyçe....

Tonin Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën si Drejtor i Policisë së Tiranës


Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë Tiranë. Ai zëvendëson Lorenc Panganikën, i cili do të transferohet në Akademinë e Policisë.

Kjo është hera e dytë për Vocajn që vjen në krye të bluve të Tiranës, pasi e ka mbajtur më herët këtë post në vitin 2010.

Para kësaj detyre, Vocaj ka qenë zv/ drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit si dhe ka qenë edhe në krye të Departamentit të Policisë Kriminale.

Emri më i përfolur në media për të zënë vendin e Tonin Vocajt si zëvendës drejtor të përgjithshëm është Sokol Bizhga, i cili deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionale por nuk ka ende asgjë të konfirmuar.