Vendosni fjalën kyçe....

“Të ndotura” – Mbyllen për dy ditë sallat e operacioneve te Trauma


Mbyllen sallat e operacioneve në spitalin e Traumës. Sipas televizionit “News 24”, sallat e operacioneve në spitalin e Traumës do të mbyllen për dy ditë përgjatë javës së ardhshme, të hënën dhe të martën. Kjo për shkak të ndotjes së sallave.

Kjo gjë ka krijuar një situatë kaotike për planifikimet e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo sepse shumë pacientë që mund të kenë planifikuar operacionet apo dhe rastet e aksidenteve, nuk do të mund të operohen.

Operacionet e planifikuara në këto dy data do duhet të shtyhen ose anulohen dhe mjekët janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë.