Vendosni fjalën kyçe....

Bleu Lamborghini e sende të tjera luksoze me fondet e pandemisë, dënohet mashtruesi në SHBA


Valesky Barosy po përballet me mbi 20 vjet burg pasi u dënua për grabitje të qeverisë amerikane për kredinë 2.1 milion dollarë gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, që u dha për lehtësimin bizneseve të vogla. Një juri federale e shpalli fajtor emigrantin nga Haiti për nëntë akuza për mashtrim, pastrim parash dhe vjedhje identiteti.

Banori i Majamit përdori fitimet e tij të paligjshme për të blerë një makinë sportive ‘Lamborghini Huracan EVO’, orë luksoze nga Rolex dhe Hublot dhe veshje të stilistëve nga Chanel, Guçi dhe Louis Vuitton, sipas dosjeve gjyqësore. Ndryshe nga disa mashtrues, ai nuk i fshehu blerjet e tij, përkundrazi thuhet se u tregoi pasuritë e tij të çmuara 110,000 ndjekësve të tij në Instagram.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se ai e paraqiti veten si një ‘histori suksesi të një emigranti’, pasi kishte ardhur nga Haiti një dekadë më parë dhe u ngjit nga një pozicion i nivelit fillestar në Ëalmart në ‘zv.president rajonal’ i një ‘kompanie krediti’ të paidentifikuar.

Një deklaratë për shtyp vetëlavdëruese e shkruar për të në vitin 2019 përshkruan se si ai supozohet se fitoi miliona dollarë në përpjekjen e tij për të nxjerrë amerikanët nga errësira e ‘analfabetizmit financiar’ duke përmirësuar rezultatet e tyre të kreditit.

Megjithatë, aktakuza kundër tij jep hollësi se si ai i sajoi shpenzimet, fitimin neto dhe shifrat e listës së pagave dhe dorëzoi formularë të rremë të taksave të IRS për kompaninë e tij ‘VBarosySolutions Inc’.

Kjo u bë me qëllim që të mashtronte Administratën e Biznesit të Vogël për të përfituar miliona dollarë kredi në Programin e Mbrojtjes së Pagave, të cilat ishin të destinuara për bizneset që po luftonin nën mbylljet ekonomike të Covid-19 dhe nuk duhej të paguheshin nëse huamarrësit plotësonin disa kushte.

Barosy, i cili u arrestua në dhjetor. Ekspertët besojnë se deri në 10% e 800 miliardë dollarëve të shpërndara nga PPP shkuan për mashtruesit, ndërsa dhjetëra miliarda të tjerë ka të ngjarë të jenë vjedhur nga nisma të tjera të ndihmës pandemike.