Vendosni fjalën kyçe....

Stafi i Twitter-it e dinte se Trump s’e kishte shkelur politikën e kompanisë, po sërish u bllokua – Musk


Twitter pezulloi përgjithmonë Donald Trump në ditët pas trazirave të Kapitolit të 6 janarit edhe pse punonjësit pranuan mes tyre se nuk kishin asnjë arsye legjitime për të ndaluar presidentin në detyrë të SHBA-së, sipas komunikimeve të brendshme të shqyrtuara nga gazetarja Bari Weiss.

Radha e parë e ‘Dosjeve Twitter’ u miratua nga shefi i ri i platformës, Elon Musk, i cili iu përgjigj duke thënë se ‘nën presionin e qindra punonjësve aktivistë, Twitter e bllokoi asokohe presidentin në detyrë Donald Trump, edhe pse ata vetë e pranojnë se ai nuk ka shkelur rregullat’.

Ndërsa mesazhet mes punonjësve të Twitter-it të postuara nga Weiss zbulojnë shqetësimin e përhapur se Trump ‘do përpiqej të nxiste trazira pa shkelur rregullat’, ata gjithashtu treguan dakordësi të përgjithshme se presidenti i sulmuar nga gjithë krahët, në fakt nuk kishte ‘nxitur dhunë’ me postimet e tij në Twitter ditën dhe dhe rreth ditës së tubimit në Capitol.

Megjithatë, qindra punonjës të Twitter-it nënshkruan një letër të hapur për Washington Post duke kërkuar nga shefi asokohe i platformës Jack Dorsey që të bllokonte presidentin.

Pas një takimi të vështirë të stafit, Twitter thuhet se njoftoi pezullimin e përhershëm të Trump ‘për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës’. Asnjë rregull në fuqi i Twitter nuk ishte thyer, veçanërisht duke pasur parasysh lirinë e lejuar të figurave politike në emër të interesit publik.