Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri alarme të rreme për bombë në shkollat e Podgoricës


Kërcënime për bomba në disa shkolla në Podgoricë. Kërcënimet e mbërritura përmes postës elektronike kanë alarmuar autoritetet.

Ministria e Arsimit u rekomandoi të gjitha shkollave që nxënësit dhe punonjësit të largoheshin nga mjediset shkollore.

“Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

 

Mirëpo asnjë bombë nuk u gjet dhe alarmet kishin rezultuar përsëri të rreme.

Kërcënime të tilla janë bërë të shpeshta si në Malin e Zi ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut.