Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi rojën e shkollës në Elbasan, arrestohet 40-vjeçari


Është vënë në pranga 40-vjeçari Durim Koçi që dhunoi një rojë shkollë në Elbasan, pak orë pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria e këtij qyteti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.