Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një person në Vlorë, detajet paraprake


Nga të shtënat me armë një person ka mbetur i vrarë në Vlorë.

BalkanWeb raporton se viktimë ka mbetur shtetasi Leart Keka alias Lartiad Lekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.

Dyshohet se viktima është qëlluar nga një makinë me targa italiane.

22:05- Të shtëna me armë në Vlorë

Të shtëna më armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të Kishës Ortodokse të qytetit. 

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen, ndërsa mediat raportojnë për një viktimë.