Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti i klimës në Gjermani ngjit dorën në asfalt, përdoret matrapiku për ta shkulur (Foto)


Policia në qytetin gjerman të Mainzit iu desh të përdorte një çekiç për të lëvizur një aktivist të klimës, i cili ishte ngjitur në një rrugë të ngarkuar me trafik të premten.

Tre nga bashkëpunëtorët e tij u larguan me më pak përpjekje, teksa marifeti i tyre shkaktoi bllokime të mëdha trafiku.

Gjashtë anëtarë të një grupi që e quan veten ‘Letzte Generation’ (Gjenerata e Fundit) u ulën në rrugën Binger të Mainz të premten në mëngjes, me katër nga grupi që ngjitën duart në asfalt, raportuan mediat.

Ndërsa trafiku në qytet u bë kilometrik pas tyre, ata mbanin një pankartë që kërkonte një kufi më të ulët të shpejtësisë dhe subvencione për biletat e transportit publik.

Policia u thirr në vendngjarje dhe arriti të lirojë menjëherë tre nga demonstruesit e ngjitur. Megjithatë, i katërti e kishte fiksuar dorën në rrugë me një përzierje rëre dhe një ngjitësi të fortë dhe oficerëve iu desh të hapnin asfaltin përreth dhe ta hiqnin atë me një çekiç.

Fotot e postuara nga grupi më pas treguan dorën e aktivistit ende të ngjitur në një shesh asfalti.

SWR vuri në dukje se vrima në rrugë u riparua menjëherë. Letzte Generation është një grup motër i Just Stop Oil, anëtarët e të cilit kanë fituar famë duke prishur veprat e artit dhe duke bllokuar trafikun në Britani në muajt e fundit.

Të dyja organizatat financohen nga Fondi i Emergjencës Klimatike, një fondacion i nisur nga trashëgimtarja miliardere e naftës Aileen Getty dhe e drejtuar nga Trevor Neilson, një investitor me lidhje me Bill Gates dhe George Soros.