Vendosni fjalën kyçe....

Policia bastis galerinë në Londër, ngatërron manekinin për njeri të vërtetë – Media


Policia në Londër bastisi një galeri arti në pronësi të ish-agjentit të Banksy pasi ngatërruan një skulpturë tejet realiste të një gruaje të pavetëdijshme, për një trup të vërtetë, sipas Artnet Neës. Oficerët supozuan se modelja kishte pësuar një atak në zemër, tha një punonjës i galerisë.

Hannah Blakemore po mbyllte ‘Laz Emporium’ në rrugën Lexington të Londrës muajin e kaluar dhe pasi u ngjit lart për të bërë një filxhan çaj, zbriti duke gjetur ‘derën të shqyer nga menteshat dhe dy oficerë policie të hutuar’ brenda, raportoi faqja e lajmeve.

Oficerët thanë se kishin marrë një raport për një grua që nuk kishte lëvizur për dy orë nga vendi dhe kishin menduar se gruaja kishte ‘pësuar sulm në zemër ose kishte vdekur nga mbidoza e drogës’, tha Blakemore.

Në vend të kësaj, ata gjetën ‘Kristinën’ një skulpturë me madhësi të vërtetë të një gruaje në një tavolinë kompjuteri nga artisti amerikan Mark Jenkins.

Skulptura u porosit nga pronari i galerisë Steve Lazarides, i cili donte një përshkrim të kohës kur motrën e tij e zuri gjumi me fytyrën në tasin me supë. Bërë me shkumë dhe shirit paketimi dhe e veshur me kapuç, ‘Kristina’ vlerësohet në 22,065 dollarë, vuri në dukje Artnet.

“Oficerët u detyruan të futen brenda ku zbuluan se personi ishte në fakt një manekin”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Londrës.

Skulptura është e dukshme përmes dritareve të galerisë dhe Blakemore tha se mjekët u thirrën kur u ekspozua në një panair arti në tetor.

“Puna është të provokojmë dhe patjetër që po e arrijmë këtë”, tha ajo.