Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ortek i pandalshëm, plani i Këlliçit për Tiranën ka gëzuar qytetarët e mërzitur oligarkët


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se koalicioni opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ është një ortek i pandalshëm dhe do shpallet fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u ndal te Tirana ku tha seplani i kandidatit Belind Këlliçi do ndihmojë  qytetarët dhe se të vetmit që janë mërzitur prej tij janë oligarkët.

“Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhee sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi. Dje dhe sot në Laprakë ka një entuziazëm të paparë për planin e Këlliçit, për transport falas dhe uljen e taksave. Janë plane jo vetëm realistë por edhe shpresëdhënëse.” – tha Meta.

Ai e bëri deklaratën nga Qendra e Dhurimit të Gjakut ku ishte për të dhuruar gjak për talasemikët.

“Mendoj se është detyrë e të gjithëve ne që plotësojmë kriteret për të dhuruar gjak. Qindra mijëra bashkëqytetarë të tanët që vuajnë nga talasemia kanë nevojë për gjak. Ju ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të dhurojnë gjak dhe të bëhen vullnetarë në mënyrë të përhershme, përpos se është akt human dhe fisnik është dhe i shëndetshëm.” – theksoi kreu i PL-së.