Vendosni fjalën kyçe....

Sot raundi i dytë i Primareve të PD-së në 5 bashki


Partia Demokratike do të zhvillojë sot raundin e dytë të primareve. Siç bëhet me dije përmes një njoftimi për mediet, këtë të dielë do të votohet për kandidatët e dalë në balotazh në pesë bashki: Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd. Në fakt janë 6 bashki që shkuan në balotazh, por gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër. 

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.”– thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

KOKOE fton të votojnë të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD-së.