Vendosni fjalën kyçe....

Protestuan më 16 mars, gjykata lë në burg katër të arrestuarit, 10 të tjerë ‘detyrim paraqitje’


Lihen në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e së shtunës së 16 marsit para parlamentit. Të arrestuarit dolën sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ku u njohën me masën e sigurisë.

Me masën arrest me burg janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

Për të arrestuarit e tjerë,Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati, Flamur Rrahja gjykata dha masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

7 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Kujtojmë se të djelën, policia  procedoi 33 persona të akuzuar se përdorën dhunë në protestën e mbajtur të shtunën para Parlamentit, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ishte dhe organizatori i protestës.