Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e shëndetësisë nga disa vende evropiane protestë në Bruksel


Punonjësit shëndetësorë nga Spanja, Franca, Rumania, Holanda e Gjermania janë mbledhur në një demonstratë duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës.

Ata u mblodhën në kryeqytetin belg Bruksel, që shërben njëkohësisht si qendër e institucioneve të BE-së.

Marshimi, i organizuar nga Federata Evropiane e Sindikatave të Shërbimit Publik (EPSU), u nis nga stacioni i metrosë Madou deri në rrethrrotullimin Schuman gjatë takimit të ministrave të Shëndetësisë të BE-së.

Përfaqësuesit e sindikatave nga Spanja, Franca, Rumania, Gjermania dhe Holanda u mblodhën për të kërkuar kushte më të mira pune.

Ata protestuan kundër pagave të ulëta, mungesës së fondeve e kushteve të pasigurta të punës.

“Ne po kërkojmë që ministrat e Shëndetësisë të vendosin shqetësimet tona në axhendën e tyre.. Ata nuk duket se e kuptojnë nevojën urgjente për të trajtuar mungesën e stafit në të gjithë Evropën dhe rrezikun që sistemet e kujdesit shëndetësor janë në prag të kolapsit.” – tha EPSU në nje deklarate.