Vendosni fjalën kyçe....

Twitter do heqë 1.5 miliardë llogari joaktive


Twitter së shpejti do fillojë të heqë 1.5 miliardë llogari joaktive, njoftoi të premten Elon Musk, pronari dhe shefi i ri i kompanisë.

“Twitter së shpejti do fillojë të çlirojë hapësirën duke hequr 1.5 miliardë llogari.” – shkroi Musk në llogarinë e tij.

Lëvizja vjen pas konfirmimit të Musk në nëntor se ai do pastrojë llogaritë që nuk kanë qenë aktive në 15 vitet e fundit.

Musk njoftoi më 30 nëntor se Twitter ka filluar heqjen e llogarive të padëshiruara — një çështje që ai e kishte ngritur fuqishëm përpara se të blinte Twitter-in për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit.

Që kur mori drejtimin e Twitter, Musk ka bërë ndryshime të shpejta dhe të diskutueshme.