Vendosni fjalën kyçe....

Kanye ka teorinë e tij për gjenet e Elon Musk


Reperi dhe biznesmeni Kanye West beson se gjenet e Elon Musk janë produkt i një përpjekjeje më të madhe të inxhinierisë gjenetike, sipas një postimi në mediat sociale.

“Merrni një gjeni kinez dhe bashkojeni me një supermodele afrikano-jugore. Dhe produkti është një Elon.” – tha West në një postim në Instagram.

“Njerëzit që qëndrojnë pas gjenomit të Musk ‘ndoshta kanë bërë 10 deri në 30 Elon të tjerë dhe ai është hibridi i parë gjenetik që ka pasur sukses.” – shtoi ai.

Nëna e Musk, Maye është një modele me origjinë kanadeze, ndërsa babai i tij Errol është një afrikano-jugor i bardhë. Vetë sipërmarrësi qeshi me sugjerimin e West dhe tha se e mori atë si një kompliment. West deklaroi se sugjerimi ishte menduar si një i tillë.

Të dy patën një grindje javën e kaluar, pasi West postoi një simbol në Tëitter që kombinonte Yllin e Davidit me një svastikë. Musk e quajti postimin shkelje të rregullave të platformës kundër nxitjes së dhunës dhe llogaria e West u pezullua.

Në dy postimet e tij, West shprehu përbuzje për ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, ndaj të cilit ai mban një inat prej kohësh. Javën e kaluar, gjatë një interviste që reperi i dha drejtuesit të emisionit konspirativ Alex Jones, ai deklaroi se Obama ‘nuk ishte presidenti i parë me ngjyrë, por se ishte një president tjetër hebre’.

Në tetor, West pësoi një rënie të madhe në sytë e publikut pasi postoi në Tëitter disa deklarata me publikun që e akuzoi për antisemitizëm. Si pasojë, ai u ndalua nga Tëitter, por Musk bleu platformën në të njëjtin muaj dhe riktheu llogarinë e West së bashku me disa përdorues të tjerë në nëntor.

West ka folur më parë publikisht për problemet e e shëndetit mendor dhe se është diagnostifikuar me çrregullim bipolar.