Vendosni fjalën kyçe....

“Janë tanët! Policia nuk ndërhyri pas përplasjes me armë”- denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se ka ndodhur një ngjarje kriminale në qytetin e Sarandës.

Sipas denoncimit, në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar ka patur një përplasje me armë, por policia kur mbërriti në vendngjarje nuk ka arrestuar asnjë nga personat e përfshirë.

Denoncuesi shkruan se policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk arrestoi agresorët.

“Perplasje me arme ne Sarande, narkopolicia nuk nderhyn: Jane tanet! sb

Pershendetje doktor,ne Sarande sapo ndodhi nje sherr i cili perfundoj ne perdorimin e armeve policia erdhi dhe nuk i beri asgje agresorve te cilet ishin te armatosur me nje smart te bardhe me targa greke, sherri ndodhi ne lagjen nr 3 rruga “Lefter Talo” siguria esht zero,zoti te na rruaj! Anonim te lutem”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *