Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthime në dy fusha ajrore ushtarake në Rusi


Disa njerëz janë vrarë nga shpërthimet në dy fusha ajrore ushtarake ruse.

Sipas medieve shtetërore ruse, një cisternë karburanti shpërtheu duke vrarë tre dhe duke plagosur gjashtë të tjerë në një aeroport pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës.

Dy persona të tjerë raportohet se janë lënduar në një tjetër shpërthim në një aeroport në rajonin e Saratovit.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Të dyja zonat janë qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Bombarduesit strategjikë rusë me rreze të gjatë besohet se janë të bazuara në bazën ajrore Engels në rajonin e Saratovit.

Sipas BBC-së, guvernatori rajonal i Saratov tha se forcat e sigurisë po kontrollonin atë që ai i quajti “raportet e një incidenti në instalimet ushtarake”.

Këto raporte – për dy shpërthime në dy vende të ndryshme ushtarake – do të nxisin spekulimet se pas tyre mund të jetë Ukraina.

Ukraina nuk ka komentuar zyrtarisht mbi këto dy shpërthime.  Sidoqoftë, këshilltari presidencial Mykhaylo Podolyak u duk se iu referua incidenteve në një postim në “Twitter” ku shkroi: “Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objektet e panjohura fluturuese do të kthehen në pikën e nisjes”.