Vendosni fjalën kyçe....

Goditi mjekun në Gramsh, ndalohet 18-vjeçari


Policia ka ndaluar 18-vjeçarin i cili goditi mjekun Vladimir Shuli.

Mjeku është dëmtuar në fytyrë me sende të dobëta nga shtetasi A.B 18-vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Vladimir Shuli, 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Vladimir Shuli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.