Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë në mbledhjen e PD-së së Kurbinit, Gjykata e lë të lirë Van Ricën


Lirohet anëtari i Partisë Demokratike, Van Rica, i cili pak ditë më parë qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e kësaj force politike në Kurbin. Gjykata e Kurbinit caktoi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe pse prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë mbledhjes së degës lokale të zhvilluar nga PD për primare.

Pas konfliktit me nënkryetarin e degës së PD-së Kastriot Marku, ai ka qëlluar me armë në ajër. Për fat të mirë nga incidenti nuk pati viktima apo të lënduar.