Vendosni fjalën kyçe....

Si ndodhi përpasja ku u qëllua me armë në mbledhjen e PD-së në Kurbin, shpallet në kërkim autori i dyshuar


Foto ilustruese

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmje e sotme në Kurbin, ku në një takim të degës së PD-së pati të shtëna me armë.

Blutë kanë shpallur në kërkim 53-vjeçarin Van Rica si autorin e dyshuar të të shtënave.

Si ndodhi përplasja

Pasditen e sotme në Kurbin u zhvilluar takimi i degës lokale të PD-së ku morën pjesë kandidatët për primaret, kryesia e partisë si dhe simpatizantë.

Gjatë takimit, ka pasur një përplasje mes nënkryetarit të degës së PD-së Kastriot Marku dhe 53-vjeçarit të shpallur në kërkim, i cili është mbështetës i një kandidati tjetër në primare.

Më pas në debat e sipër, autori i dyshuar Van Rica ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në korridor duke u larguar më pas me shpejtësi.

Policia ka sekuestruar pistoletën me të cilën dyshohet se është qëlluar ndërsa ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi V. R., tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.”