Vendosni fjalën kyçe....

Franca mëson kundërshtarin në fazën e 1/8, Argjentina mund Poloninë


Ditën e sotme janë mbyllur sfidat e grupeve C dhe D në Kupën e Botës.

Kështu Franca pavarësisht humbjes ndaj Tunizisë doli e para në grupin D me Australinë që mundi Danimarkën dhe u kualifikua më tej si e dyta.

Në sfidat e mbrëmjes të grupit C, Argjentina fitoi ndaj Polonisë dhe kualifikohet si e para e grupit. Ndërsa Polonia e dyta. Meksika pavarësisht fitores ndaj Arabisë Saudite nuk ia doli të kualifikohej më tej edhe pse me pikë të barabarta me polakët.

Kështu në fazën tjetër, Franca do luajë me Poloninë ndërsa Australia me Argjentinën.