Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një magazinë në Kurbin, banori: Zjarrfikësja erdhi, por pa ujë (VIDEO)


Përfshihet nga flakët një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Zhejë të Kurbinit.

Sipas “News 24”, pranë magazinës ndodhen edhe tri banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Është ende e paqartë se si ka nisur zjarri, por për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.

Një nga banorët, Tan Rrika është shprehur në një prononcim për “ABC News” se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por nuk kishte ujë.

Përpos ndihmës së zjarrfikësve, edhe banorët po ndihmojnë me mjete rrethanore për izolimin e vatrës së zjarrit.