Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Cervenaku njësoj si Zoto e Mërtiri te inceneratorët, pas kokainës në Fier qëndron Rama


Kreu i PD-së Berisha ka komentuar me gazetarët protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor.

Ai tha se opozita ka njoftuar të gjitha institucionet edhe pse sipas Kushtetutës e drejta për të protestuar është e garantuar e nuk nevojitet leje.

Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri Rama do kërkojë të shfrytëzojë samitin BE-Ballkani perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor për të shtypur të drejtat e liritë e popullit opozitar.

“PD e ka njoftuar policinë, por Kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është e panevojshme marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar. Do jetë një protestë civile, e cila nuk do cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikte, armiqësore ndaj Edi Ramës.” – tha Berisha.

Lidhur me laboratorin e drogës të kapur në Fier, Beritha tha se aty nuk përmendet vetëm kryeministri Rama po edhe zyrtarë të tjerë të administratës e deputetë.

“Zona e Frakullës është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasiononte të Ramës me drejtorin e OST. Aty nuk është vetëm Rama i përmendur, por edhe Gramozi, Jaupi, Spiropali. Cervenaku është një ‘Zoto’ apo një ‘Mërtir’ tjetër në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për inceneratorët.” – shtoi Berisha.