Vendosni fjalën kyçe....

Strategjia e re për Zgjerimin/ Meta: Vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të strategjisë së re për zgjerimin e BE-së nga PE

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se Partia e Lirisë vlerëson rezervat serioze që PE ka ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që nuk bazohet në rregullat e BE.

“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.
Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor.”– deklaron Meta.