Vendosni fjalën kyçe....

Me armë e municione, arrestohen dy të rinj në Tiranë, procedohet një tjetër


Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi janë kapur me armë e municione.

Policia në bazë të informacione në rrugë operative kanë ndalur mjetin me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë në afërsi të TEG-ut.

Nga kontrolli shtetasit E. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë ju gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M 26 vjeç, banues në Tiranë u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krëhra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., u procedua për mos kallëzim krimi.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunom me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. H., dhe me pasagjer shtetasit E. M dhe E. Sh.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh., nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krëhra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.