Vendosni fjalën kyçe....

Meksika dhe Polonia ndajnë pikët, Lewandowski gabon nga penalltia


Meksika dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” përfundoi pa gola.

Të dy ekipet regjistruan disa raste të mira shënimi, teksa rastin më të mirë padyshim se e kishin polakët.

Robert Lewandowski nuk ia doli të shndërronte në gol penalltinë që e fitoi vetë ai, në minutën e 58-të.

Gjuajtja e kapitenit polak u prit nga portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa.

Polonia dhe Meksika ndajnë pozitat dy dhe tre në Grupin C me nga një pikë.

Arabia Saudite prin në këtë grup me tri pikë, teksa Argjentina është e fundit pa pikë.