Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet, Berisha niset drejt Shkodrës


Kreu i PD-së Berisha është nisur drejt Shkodrës.

Njoftimi është bërë nga zyra e shtypit sipas së cilës arsyeja e vajtjes është gjendja emergjente në këtë qark për shkak të përmbytjeve.

Sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë nga reshjet e dendura të dy ditëve të fundit. Qarqet më të prekura janë ato të Shkodrës e Lezhës, ku dëmet material janë të mëdha.

Ndërkohë trupa e babë e bir, që u morën dje nga uji në Bogë të Malësisë së Madhe, u gjetën pa jetë mëngjesin e sotëm.