Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje në Lezhë, 1500 hektarë tokë nën ujë, bllokohet rruga në disa fshatra


Reshjet e shiut gjatë natës kanë përmbytur sipërfaqe të mëdha toke në Lezhë. Rreth 1500 hektarë tokë besohet se është nën ujë kryesisht në Zadrimë, Torovicë e Karriq.

Disa zona në qarkun e Lezhës kanë probleme me furnizimin me energji elektrike ndërsa uji ka bllokuar rrugën që lidh fshatin Blinisht me rrugën Lezhë-Shkodër.

Sot pritet që të rinisin kërkimet për babë e bir që i mori uji ditën e djeshme në Bogë të Malësisë së Madhe.