Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk hap sondazh për rikthimin e Donald Trumpit në “Twitter”


Elon Musk ka nisur një sondazh në Twitter ku u ka kërkuar përdoruesve të votojnë nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili u pezullua nga rrjeti social, duhet të rikthehet ose jo.

“Vox Populi, Vox Dei” – kjo është fraza me të cilën ai e shoëron sondazhin në fjalë, një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Përpara se të blinte Twitter, Musk kishte paralajmëruar se do të rikthente Trumpin në platformë, duke e konsideruar një “marrëzi” ndalimin e tij.

Më vonë në një tjetër postim, Musk tha se sondazhi i tij për Donald Trumpin po merrte 1 milion përgjigje në orë.

Trump u ndalua përgjithmonë nga Twitter në vitin 2021 me argumentin se ky vendim u mor “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”. Kjo pas trazirave në Kapitol.