Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u arratis nga burgu grek


Mësohet identiteti i të burgosurit shqiptar që u arratis mbrëmjen e kaluar nga burgu grek në Avlona.

I arrestuari është Albion Shezairi 22-vjeç banues në Galaci, Athinë ndërkohë që personi tjetër nuk është shqiptar siç u raportua fillimisht, por është një 21-vjeçar sirian.

Dy të burgosur u arratisën mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:40 nga burgu i Avlona në Greqi.

Sipas policisë, një i burgosur kërceu së pari gardhin e burgut. Ai ka qenë pikërisht Shezairi.

Atje, ai u përball me një polic që bënte patrullën e jashtme. Oficeri i policisë qëlloi në ajër dhe e paralajmëroi të ndalonte. Megjithatë, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin.

Pretendohet se të burgosurit janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos.

Burgu Avlona ndodhet ne periferinë e Athinës rreth 20 km larg dhe kryesisht vuajnë dënimin adoleshentët. Theksohet se në këtë burg kanë gjetur vdekjen dy fëmijë shqiptarë, ku njeri u vra nga policia gjatë një revolte për përmisimin e kushteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *