Vendosni fjalën kyçe....

Topi i golit më dorë të Maradonës në Kupën e Botës 1986 shitet për 2.4 milionë dollarë në ankand


Topi i goditur nga Diego Maradona në ndeshjen e Kupës së Botës 1986 është shitur në ankand për gati 2.4 milionë dollarë nga gjyqtari i takimit mes ekipit amerikano-latin e Anglisë. Ali Bin Nasser.

Ish-gjyqtari tunizian i ndeshjes që gjykoi ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Anglisë në Botërorin e Meksikës, e zotëronte topin 36-vjeçar të ‘Adidas’ që u shit në ankandin ‘Graham Budd’ në Londër për 2.37 milionë dollarë.

Goli me dorë i Maradonës që i dha Argjentinës epërsinë 1-0 në ndeshjen kundër Anglisë, por që nuk duhej lejuar pasi ishte i parregullt, është bërë pjesë e legjendës së futbollit.

Maradona kërceu sikur donte të godiste topin me kokë, por në vend të kësaj e goditi me grusht duke e dërguar atë në rrjetë.

Duke folur përpara ankandit, Bin Nasser tha: “Nuk munda ta shihja qartë incidentin. Dy lojtarët, Shilton dhe Maradona, ishin përballë meje. Sipas udhëzimeve të FIFA-s të lëshuara përpara turneut, unë kërkova nga gjyqtari anësor të konfirmonte vlefshmërinë e golit dhe ai e bëri këtë. Në fund të ndeshjes, trajneri i Anglisë, Bobby Robson, më tha: “Ti bëre një punë të mirë, por anësori ishte i papërgjegjshëm”.

Maradona shënoi një gol të dytë të shkëlqyer kundër Anglisë vetëm katër minuta më vonë me të njëjtin topm i vetmi i përdorur në çerekfinale. Ai vrapoi gati 70 metra nga gjysma e fushës së tij dhe kaloi gjysmën fushës së Anglisë përpara se të shënonte golin e dytë që u votua si Goli i Shekullit në botëroret e futbollit.

Fanela e veshur nga Maradona kundër Anglisë u shit në maj për 9.3 milionë dollarë, asokohe çmimi më i lartë i paguar në ankand.