Vendosni fjalën kyçe....

Policët kufitarë në aeroportin e Nju Jurkut ‘fërkojnë sytë’, gjejnë 13 kg kokainë në karrigen me rrota të gruas invalide


Oficerët e doganave në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Kennedy’ të Nju Jorkut sekuestruan kokainë me vlerë 450,000 dollarë nga një udhëtare që po kontrabandonte drogën në rrotat e karriges së saj me rrota, njoftuan autoritetet federale.

Aksioni ndodhi një javë më parë kur oficerët e Doganës dhe Patrullës Kufitare ndaluan një grua që udhëtonte nga Punta Cana në Republikën Domenikane me një karrige me rrota, rrotat e së cilës nuk po rrotulloheshin, thanë zyrtarët e agjencisë.

Oficerët e kaluan në skaner karrocën me rrota dhe vunë re një ‘problem’ në të katër rrotat, thanë zyrtarët e CPB-së në një njoftim për shtyp. Oficerët kontrolluan gomat dhe gjetën një pluhur të bardhë që rezultoi pozitiv për kokainë, thanë ata.

Sasia prej rreth 13 kilogramësh kokainë me vlerë tregu prej 450,000 dollarësh u hoqën nga rrotat, thanë zyrtarët.

Gruaja, një shtetase domenikane e quajtur Emelinda Paulino De Rivas, u arrestua me akuzën e kontrabandës.