Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhi një automjet, policia arreston 35-vjeçarin në Kurbin


Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi dyshohet se vodhi gjatë natës një automjet.

Policia gjithashtu ka gjetur edhe automjetin e vjedhur.

I arrestuari shtetasi, A.P ka qenë me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P”-njofton policia.