Vendosni fjalën kyçe....

Shantazhuan dhe përdhunuan një 15-vjeçare, policia vë në pranga 5 persona në Mirditë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një vajzë 15-vjeçare dyshohet se është abuzur seksualisht nga disa persona.

Policia ka vënë në pranga 5 persona, nga mosha 17 në 44-vjeç, të cilët dyshohet se e kanë detyruar të miturën me anë të shantazhit që të kryejë marrëdhënie seksuale me ata.

Të arrestuarit janë: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç ,Nike Lleshi 44 vjeç dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç.

Policia thotë se personat në fjalë, janë banues në fshatin Tarazh të Mirditës. Ata dyshohen se në periudhën Janar – Prill të vitit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më shumë se një herë me një 15-vjeçare nga Rrësheni.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *