Vendosni fjalën kyçe....

Pelosi mbështet rikandidimin e Biden: Ka qenë president i madh, ka bërë kaq shumë gjëra të mira saqë s’i numëroj dot


Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi tha se Joe Biden ka qenë një ‘president i madh’ duke pohuar se e mbështet plotësisht atë nëse vendos të rikandidojë për zgjedhjet e vitit 2024.  

Ajo e bëri deklaratën në një intervistë për emisionin ‘This Week’ në ABC ku tha se nëse do varej prej saj, Biden duhet të rikandidonte.

“Joe Biden ka qenë një president i madh për vendin tonë. Ai ka arritur kaq shumë. Mbi 10 milionë vende pune janë hapur nën drejtimin e tij, sigurisht duke punuar me sektorin privat. Ka bërë kaq arritje të mëdha saqë do duheshin shumë më tepër emission për të folur për të. Ai ka shtuar të ardhurat e qytetarëve, ka mundësuar vaksinimin, kthimin e njerëzve në punë e fëmijëve në shkoll. Biden e ka bërë Amerikën të pavarur. Ai ka rritur financimet për energjinë e gjelbër. Ka qenë një president i madh dhe ka ende shumë gjëra të mëdha për të bërë.” – tha Pelosi.