Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat nxorrën komunikimet me email të kreut të SHISH-it, spikasin ftesat për seminare


Hakerat e Homelandjustice kanë publikuar mbrëmjen e djeshme komunikimet me email të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëtor, Helidon Bendo.

Në emailet e publikuara ka komunikime të Bendos me organet ligjzbatuese në vend, por edhe të dhëna persona si jetëshkrimi, analiza mjekësore të familjarëve, apo ftesa për pjesëmarrje në seminare të ndryshme të organizuara në Tiranë apo jashtë vendit.

Më herët ata kanë publikuar komunikimet me email të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, të dhënat e rreth 600 agjentëve të SHISH-it, një operacion të SHISH-it e Policisë së Shtetit për zbulimin e një spiuni të dyshuar për ambasadën e Kinës, ndër të tjera.

Ata i kanë publikuar të dhënat e marra në sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022 ndaj platformave qeveritare. Kryeministri Rama ka deklaruar në disa raste se të dhënat e qytetarëve janë  të sigurta dhe se sistemet mbrojtëse u kanë rezistuar sulmeve.

Ai akuzoi Iranin se qëndron  pas sulmeve kibernetike duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin dhe duke përzënë stafin e ambasadës së Iranit në Tiranë.