Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Krujë, përplasen dy mjete, të lënduarit dërgohen te Trauma


Dy persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Derven të Krujës.

Një mjet që drejtohej nga një person me iniciale F.M. është përlasur me një furgon mallrash me iniciale L.M. e për pasojë janë lënduar të dy.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Njoftimi

“Krujë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.”