Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës e Bashës: Janë bashkë në aferën e Portit të Durrësit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama e ish-kreun e PD-së Basha se qëndrojnë pas asaj që e quajti megaaferë e Portit trë Durrësit.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama pasi vodhi 420 milionë euro me inceneratorët, është vërsulur për të grabitur 1 milion metër katrorë tokë në projektin e Portit të Durrësit, pas të cilin qëndron edhe ish-kreu i PD-së Basha e mafiozë të tjerë.

“Edi Rama ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbylli djegësin e Elbasanit me SKAP-in e tij. Tani vërsulet si i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje korruptive. Shumë shpejt do njiheni me dokumente false. 60% të aksionerëve janë thjeshtë Edi Rama, Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot.” – tha Berisha.