Vendosni fjalën kyçe....

Mori me forcë në makinë ish-të dashurën, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë


Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi përndiqte dhe nuk e linte të qetë ish-të dashurën e tij.

Sipas policisë, personi me inicialet A.K e kishte përndjekur dhe marrë me forcë në makinën e tij, ish-të dashurën, e cila më pas e ka denoncuar.

 “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ‘Përndjekja’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *