Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës: Protesta riktheu shpresën për shpëtimin e Shqipërisë


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një mesazh falenderimi për qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme.

Ai thotë se ky tubim riktheu shpresën për shpëtimin e vendit.

“Falenderim shumë të përzemërt për qindra mijëra qytetarë të lirë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në protestën, që riktheu shpresën për shpëtimin e Shqipërisë tonë të bekuar.”– shkruan Meta krahas fotove nga protesta.

Një nga çështjet kryesore që u prek në këtë protestë ishte shpopullimi i vendit.

“Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.  Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet. Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë.”– tha Meta në protestë.