Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Sot protestat marrin një vrull të ri, mesazh për gjithë botën demokratike


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar marshimit drejt Kryeministrisë.

Duke folur me gazetarët në Bulevard, Meta e konsideroi këtë një betejë për të shpëtuar qeverinë nga mafia, nga shpopullimi.

“Nuk ka më gjumë, ka demokraci në veprim! Është një moment i përshtatshëm. Protestat nuk mbarojnë sot, por sot marrin një vrull të ri.

Kjo është beteja për të shpëtuar qeverinë nga mafia, nga shpopullimi, nga Ebola e Shqipërisë. Më thoni ju si mundët të jetë Shqipëria këtë rekord largimesh shumë më tepër se Afganistani në luftë.”- tha Meta.

Ish-presidenti foli për një protestë paqësore. Lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në Tiranë, Meta e sulmoi atë duke thënë se ‘ai i vjedh shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri’.

“Prindërit e fëmijëve që shpirtziu u mbylli kopshtin dhe shkollën, U bëjmë thirrje atyre që na ndjekin dhe nuk kanë mbërritur ende në shesh që të vijnë edhe ata që t’i japim fund kësaj qeverie. Mesazhi ka qenë i qartë, askush nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët. Nuk ka asnjë rëndësi. Ai ka qindra udhëtime me Charter. Ai vjedh shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri. Qytetarët e kanë të qartë se e vetmja rrugë që të mos largohen fëmijët e tyre është largimi i Edi Ramës.

Si mundet të bëhet kjo pyetje për një njeri që ka bërë në 10 vite të kundërtën e çdo premtimi me të cilin erdhi në pushtet. Si mund të kesh raport demokratik me një njeri që i ka vënë kazmës të drejtën. Poshtë zyrtës së tij dalin fëmijët e shkollave që i mbylli. Ky i ka rrugët 6 herë më të shtrenjta se edhe në Serbi.

Pa asnjë diskutim, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm që ky është vendi tyre, dhe kryeministria dhe parlamenti u takon atyre. Do u rikthehen atyre shumë shpejt. Nuk jemi të shqetësuar për asnjë çështje sepse jemi të bindur për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe për t’ia përcjellë këtë mesazh gjithë botës demokratike.”– tha Meta.