Vendosni fjalën kyçe....

Personi i maskuar e armatosur grabit pikën e këmbimit valutor në Divjakë


Foto ilustruese

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një pikë e këmbimit valuator në Divjalë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa nuk dihet ende shuma e marrë.

Autori i armatosur më ‘kallashnikov’ ka detyruar punonjësit të mos lëvizin dhe ka marrë gjithë vlerën monetare që ka gjetur duke u larguar me shpejtësi.

Njoftimi

“Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”