Vendosni fjalën kyçe....

Meloni kërkon 100,000 euro për pornon e rreme me pamjen e saj


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon 100,000 euro dëmshpërblim nga dy burra të akuzuar për futjen e saj në mënyrë dixhitale në video pornografike që janë “shikuar miliona herë” në internet.

Një gjykatë në Sardenjë thirri Melonin të martën për të dëshmuar kundër burrave në korrik, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Të dyshuarit akuzohen për shpifje dhe përballen me akuza penale si dhe padinë civile të Melonit.

Sipas avokatëve të Melonit, burrat, një 42-vjeçar dhe babai i tij 73-vjeçar, mbivendosën fytyrën e kryeministres mbi trupin e një aktoreje pornografike dhe postuan disa video eksplicite në një faqe pornografike amerikane. ANSA thotë se videot “qëndruan në internet për disa muaj dhe u panë miliona herë nga përdorues nga e gjithë bota”.

Videot u krijuan përpara se Meloni të bëhej kryeministre në vitin 2022, dhe të dyshuarit u arrestuan në vitin 2020, pasi policia identifikoi dhe gjurmoi pajisjet celulare të përdorura për t’i postuar ato në internet.

Avokatja e Melonit, Maria Giulia Marongiu, i tha BBC-së se shuma prej 100,000 euro është “simbolike” dhe do dhurohej nga Meloni për bamirësitë që mbështesin viktimat e abuzimit në familje. Ajo ngriti padinë e saj për t’u “dërguar një mesazh grave që janë viktima të këtij lloj abuzimi me pushtetin që të mos kenë frikë të ngenë akuza”, tha Marongiu.