Vendosni fjalën kyçe....

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit


Partia Demokratike çuar sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Në një prononcim për mediet, nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi tha se kjo marrëveshje është një megaaferë korruptive dhe uroi që Gjykata të bëjë detyrën e saj.

“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit.

Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.”– tha ai.