Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë, Nisma konfirmohet në Kuvend


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1508 vendvotimeve me vendim të PZAP-së. Nga rezultatet e nxjerra pas rinumërimit, Nisma Socialdemokrate po thotë se e ka kaluar pragun

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e Nismës, të cilët kanë thënë se pas rinumërimit Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt e ka kaluar pragun për 30 vota.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *