Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për protestën e nesërme: Qytetarët po e presin me padurim, ftoj edhe socialistët të marrin pjesë


Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se qytetarët mezi po e presin protestën e nesërme të opozitës.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon po rritet çdo orë me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 16:00 të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më, armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet si është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më, një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur, për t’i varfëruar e mjeruar ata. Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të qenies së tyre që po i përzë, po i dëbon çdo ditë nga Shqipëria. Që ka shndërruar dheun e tyre në një dhe në të cilin shqiptarët nuk besojnë. Që eksporton çdo ditë nga ky vend më shumë se çdo gjë tjetër, krim, drogë, drogë dhe krim. Që dhunon masivisht të drejtat e shqiptarëve. Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën. Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët, prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. Shqiptarët konstatojnë se u mbrujtur me edukatën e babait xhelat, tradhëgiminë e dajos xhelat, ky ka psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë tema të protestës.

Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD-së dhe opozitës. Edhe njëherë ftoj çdo shqiptar, demokrate e demokrat, qytetarë pa parti, anëtarë të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë qoftë, të bashkohen për kauzën tonë të drejtë nesër dhe të çelin me akt proteste një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.

Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë.

Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona.

Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit.

Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar.”– tha Berisha.