Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Ivica Daçiç: Nëse Albin Kurti sjell policinë shqiptare në veri, mund të ketë konflikte të armatosura


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe “askush nuk mund t’i ndalë”.

“Nëse Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë.”- tha ai në një intervistë për Euronews Serbia.

Ai ka thënë se çmimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë do të jetë çmimi që Serbia është e gatshme të paguajë për humbjen e mbështetjes për shkak të Kosovës.

“Na takon neve të marrim një vendim – ose do të heqim dorë nga lufta për Kosovën ose do të kemi pasoja në lidhje me pozicionin tonë gjeostrategjik. Mendoj se kemi ardhur në pikën ku të gjithë duhet t’i qartësojmë gjërat. Ajo që ne po bëjmë është driblim në një fushë të vogël dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se është politika e duhur. Kushdo që di të driblojë do të mbijetojë.”– tha Daçiç.

Duke iu referuar propozimit gjermano-francez për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai tha se është e papranueshme që ai të vlerësohet unanimisht në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse thelbi i tij është “që ta njohim drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën”. Kjo, shtoi ai, është e papranueshme.

Ai tha se propozimi bazohet në faktin se Kosova shpalli pavarësinë.

“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të ketë një Dialog për këtë. Ata duan që nga ana jonë të pranohet një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme.”– tha Daçiç.